RRETH FKK-SË
Vitet 1970–1980
Karateja hyn në Kosovë përmes individëve që kishin studiuar jashtë vendit. Klubet e para u hapën në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan. Gjatë kësaj periudhe klubet kanë qenë të organizuara në Lidhjen e Sporteve të Kosovës.
Vitet 1990 & 1991 (Pika e Kthesës)
Pavarësisht sfidave të rënda politike, klubet vazhduan aktivitetin si qendra të edukimit fizik dhe disiplinës. Viti 1991 shënon një pikë kthese historike: nën udhëheqjen e Ali dhe Isak Latifit, në shkollën fillore "Emin Duraku" në Prishtinë, u organizua për herë të parë Kampionati i Republikës së Kosovës. Kjo ishte ndërmarrja e parë sportive që kundërshtoi hapur strukturat okupatore serbe, duke shërbyer si akt politik, kulturor dhe mjet i rezistencës paqësore.
18 Prill 2001
Themelohet zyrtarisht Federata e Karatesë së Kosovës nën administrimin e UNMIK-ut, e kryesuar në atë kohë nga udhëheqësi Rrustem Mustafa.
13 Dhjetor 2014 (Pranimi Ndërkombëtar)
Karateja kosovare pranohet me të drejta të plota në Federatën Botërore të Karatesë (WKF) gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, nën udhëheqjen e Presidentit të atëhershëm Fadil Arifi. Sot, FKK gëzon të drejta të plota në EKF, BKF, MKFU dhe WKF, duke lejuar përfaqësimin e barabartë me flamurin shtetëror.